Aksident në qendër të Prishtinë, lëndohen dy persona

Sot në orën 10:45 minuta ka ndodhur një aksident në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 10:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.