Aksident në Skënderaj, lëndohen tri femra

Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në fshatin Makërmal të Skënderajt ku sipas Policisë janë lënduar tri femra.

Sipas Policisë e dyshuara derisa ishte duke drejtuar automjetin nga pakujdesia humb kontrollin dhe del jashtë rruge me ç’ rast shkakton aksident trafiku.

“Fsh. Makermal, Skenderaj 29.05.2018 – 18:15. Raportohet se e dyshuara femër K-Shqiptare deri sa ishte duke drejtuar automjetin nga pakujdesia humb kontrollin dhe del jashtë rruge me ç’ rast shkakton aksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tri pasagjere viktima femra K-Shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor e më pas janë liruar.”, thuhet në njoftimin e policisë.