Aksident në Suhodoll të Mitrovicës, një person dërgohet urgjent në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 12:38 në fshatin Suhodoll të Mitrovicës, ku ka mbetur një person i lënduar, njofton Gazeta online Veriu.info

Viktima ishte duke drejtuar veturën e tij dhe pastaj ka humbur drejtimin duke goditur dy vetura të parkuara në trotuar, ku ka pësuar lëndime si pasojë e të cilave është dërguar për tretman mjekësor në spital.

Viktima mashkull K-Shqiptar gjersa ka qen duke drejtuar veturën e tije ka humbur kontrollin dhe është ndeshur me dy vetura që ishin të parkuara në trotuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës

SHPËRNDAJE