Aksident në Vushtrri, motoçiklisti bëhet për spital (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Vushtrri, ku janë ndeshur një veturë dhe një motoçikletë.

Në foton e dërguar nga një lexues i portalit Veriu.info, shihet se si motoçikleta ka pësuar dëme të mëdha në këtë aksident që ka ndodhur sot rreth orës 12.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë pë rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se motoçilisti ka pësuar lëndime.

Zahiti ka treguar se si pasojë e lëndimeve, motoçilisti ka kërkuar trajtim mjekësor.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE