Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Prishtinës, tek rruga “Bill Klinton” sonte.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30 në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, u shprehë ajo.