Aksident trafiku në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Skenderaj, ku si pasojë e kësaj gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Skenderaj, ku dy automjete janë aksidentuar dhe si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjerë.

Policia bën të ditur se të lënduarit e kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ndërkaq për tretman të mëtejmë mjekësor janë dërguar në emergjencën e spitalit në Mitrovicë./GazetaExpress

SHPËRNDAJE