Aksident tragjik në Mitrovicë, humb jetën 20 vjeçari (Pamje)

Në një akident trafiku me fatalitet ka humbur jetën një 20 vjeçar. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00, të datës 21 korrik 2018, në rrugën ‘Faruk Spahija’ në Mitrovicë.

Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën pasagjeri R. A., 20 vjeçar, ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i veturës, i cili po trajtohet në QKUK, raporton gazeta online Veriu.onfo

Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtaja e shpejtësisë, humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit BMW, me ç’ rast automjeti del jashtë rruge ku rrtulliset disa herë.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, për kujdes dhe vigjilencë të shtuar duke respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore./Veriu.info

Shikoni fotot e aksidentit:

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE