Aksident zingjiror, lëndohen katër persona

Një aksident mes pesë makinave ka ndodhur në Prishtinë, konkretisht në Veternik.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në lagjen Veternik, në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete ku janë lënduar katër persona”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti po ashtu tregoi se njësia përkatëse është duke u marr me rastin.

Por si shkak i këtij aksidenti në këtë lagje kolona u bë shumë e gjatë në këtë pjesë të qytetit.

SHPËRNDAJE