Aksident zinxhirorë në këtë qytet të Kosovës, lëndohen disa persona

Më shumë se tre persona jo-zyrtarisht mësohet se janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhirorë që ka ndodhur pak minuta më parë në magjistralen Prishtinë-Lipjan-Prizren.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, prej tyre dy të markës Opel dhe një tjetër Volkswagen.

“GazetaBlic” mëson se disa nga të aksidentuarit menjëherë janë dërguar me autoambulancë për në QKUK.

Nga pamjet e siguruara shihet se vetura e markës Opel, ka pësuar dëmtime të mëdha materiale në pjesën e përparme, ndësa vetura tjetër e markës opel ka qenë e dëmtuar nga anash.

Këto janë imazhet që “GazetaBlic” ka arritur t’i sigurojë nga aksidenti në Lagjen e Re të Lipjanit. / ©️ GazetaBlic /

SHPËRNDAJE