Aksident zinxhirorë përballë Katedrales në Prishtinë (VIDEO)

Mbrëmë në Prishtinë rreth orës 02:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku

Aksidenti ka ndodhur tek Katedralja në Prishtinë, në këtë aksident janë përfshirë katër vetura, në mesin e tyre edhe një veturë taksi.

Nga pamjet e siguruara , shihet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar.

Më poshtë e gjeni videon nga aksidenti:

Theksojmë së mbrëmë (30.07.2018),në kryeqytet janë shënuar dy aksidente.

Muajve të fundit raportimet për aksidente me fatalitet kanë qenë të shumta. Policia e Kosovës ka apeluar për zbatim të rregullave të trafikut rrugor pasi që humbja e jetëve njerëzore nëpër aksidente mbetet shqetësuese.

SHPËRNDAJE