Aksidenti i tmerrshëm, policia konfirmon se një person është në gjendje të rëndë

Para pak minutash, një aksident i rëndë  ka ndodhur në qendër të Gjilanit, ku janë përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë.

Lajmin për Gazetën Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se vozitësi i motoçikletës është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjilanit, kurse personat tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë marrë lëndime të rënda.

Ai ka thënë se Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

“Po ka ndodhur një aksident në mes dy veturave dhe një motoçiklete. Vozitësi i motoçikletës është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjilanit. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, ka thënë Hashani.

class=”g-single a-281″>

 

SHPËRNDAJE