Aksidenti i tmerrshëm: U nisën për në varrim, 4 gra shqiptare mbeten pa shenja jete

Katër gra të vdekura është bilanci tragjik i një aksidenti të trefishtë që ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër. Bëhet me dije se viktimat janë Fatime Hoxha, Fatushe Agolli, Lume Hoxha dhe një vajzë 25-vjeçare Jonida Kotorri, të cilat i përkasin së njëjtës familje me origjinë nga Gramshi.

Viktimat ndodheshin në automjetin tip “Seat” që ka përfunduar jashtë rrugës si pasojë e përplasjes. Makinë drejtohej nga Gëzim Kotorri i cili ka mbetur i plagosur nga përplasja e fortë. Mësohet se viktimat ishin nisur për në një ceremoni mortore.

Siç informoi edhe policia shqiptare, aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites, ku tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Shoferi i automjetit tjetër që është përfshirë në këtë aksident quhet Oltion Shehi ndërsa shoferi i tretë është E.R. Të tre shoferët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti” ka njoftuar Policia shqiptare./gazetametro.net

SHPËRNDAJE