Aksidenti me 31 të lënduar në Pejë, pamje të autobusit të aksidentuar

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në një vend në afërsi të Pejës, ku një minibus u përplas në rrethana ende të panjohura duke shkaktuar lëndimin e dhjetëra personave, të cilët janë dërguar për kurim në Spitalin e Pejës.

Kallxo.com ka mësuar që automjeti kishte ardhur nga Ferizaji dhe po shkonte në Pejë në kuadër të një ekskurzioni, ndërkohë që Spitali ka lëshuar një njoftim ku thuhet që të lënduarit kanë pësuar thyerje të ndryshme nëpër gjymtyrë, fytyrë e lëndime të tjera, por janë jashtë rrezikut për jetën.

(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

“Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në ftyrë dhe pjesë të trupit “thuhet në njoftimin e Spitalit. I njëjti ka sqaruar se spitali tashmë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.

Në Spitalin e Pejës gjendet edhe Zv.Ministri Dr.Ali Berisha që po përcjell nga afër gjendjen e krijuar.

Minibusit në këtë kohë është larguar skaj rrugës ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk janë zbuluar.

SHPËRNDAJE