Aksidenti në Gjilan, arrestohet edhe një person

Policia e Kosovës ka ndaluar një përgjegjës të kompanisë “Uji i Pejës”.Ndalimi i tij lidhet me rastin e djeshëm të aksidentit të tmerrshëm në Gjilan ku mbeti një i vdekur dhe disa të lënduar rëndë.I njëjti është ndalur për 48 orë. Mbi të rëndon vepra “Mbikëqyrje e pandërgjegjshme e trafikut rrugor”.

Ndryshe, PK-ja ka arrestuar dje shoferin e kamionit dhe bashkëudhëtarin e tij të cilët po shpërndanin mallin (ujë) nëpër vende të ndryshme të Republikës. Reagimi i kompanisë “Uji i Pejës” që shkaktoi aksidentin në Gjilan.Kamioni i kompanisë “Uji i Pejës”, ka qenë shkaktari i aksidentit të rëndë që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit.

Me anë të një komunikate ata kanë bërë me dije se kamioni ka pasur të gjitha kontrollet e nevojshme dhe se kanë kryer të gjitha testet e duhura. Poashtu, përmes kësaj shkrese ata kanë thënë se e kanë përjetuar rëndë këtë aksident, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Qerim Çoqaj, derisa të lënduarve u kanë uruar shërim sa më të shpejtë.

Nga ana tjetër, organet e hetuesisë po vazhdojnë të merren me rastin në fjalë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE