Aksidenti në Gjilan, dëshmitarët tregojnë si ndodhi ngjarja

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur para pak minutave në Gjilan.

Sot në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, me ç’rast një kamion ka goditur disa vetura, një traktor dhe një kamion tjetër ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë të lënduar.

Dëshmitarët për lajmi.net, kanë treguar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e prishjes së frenave të kamionit.

Këta dëshmitarë po ashtu thonë se kamioni ka ardhur që nga stacioni i qytetit dhe deri në qendër nuk ka mundur të ndalet për shkak të prishjes së frenave.

“Prej stacionit deri këtu te policia ai s’ka mujt me u ndal se ju kanë prish frenat”, ka rrëfyer ky dëshmitar.

Në anën tjetër Policia ende nuk ka treguar shkaktarin e këtij aksidenti.

SHPËRNDAJE