Aksidenti në Vushtrri, këmbësori dërgohet urgjentisht në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, ku për pasojë një person ka marrë lëndime trupore, raporton Veriu.info.

Policia bën të ditur se i dyshuari ishte duke drejtuar veturën, ndërsa dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën, të cilit i ka shkaktuar lëndime, shkruan Veriu.info

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa rasti në konsultim me prokurorin, vazhdon në procedurë të rregullt.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵).

SHPËRNDAJE