Aksidentohet motorristi në lagjen “Kalabria” në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në lagjen “Kalabria”, saktësisht te banesat e ashtuquajtura të “Arabëve”, ku një motorist është goditur nga një veturë.


Reporteri.net ka siguruar foton e aksidentit ku shihet motorri i rrëzuar për tokë, ndërsa pranë tij një veturë e tipit Peugeot.

Reporteri.net ka kontaktuar me zëdhënësen e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti por ajo ka thënë se aktualisht nuk ka informacione për aksidentin në fjalë.

“Nuk kam informata aktualisht çfarë ka ndodhur, si t’i mësoj ju njoftoj”, ka deklaruar ajo.

SHPËRNDAJE