Aksidentohet prezantuesja e njohur shqiptare

Moderatorja e njohur shqiptare ka pësuar mesditën e djeshme një aksident në autostradën Tiranë-Durrës.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Prezantuesja e emisionit “Ditë e Re”, Dajana Shabani, ka qenë në automjetin tip fuoristradë me vajzën trevjeçare dhe miken e saj, kur është përplasur me një makinë tip Audi. “Ora News” raporton se Dajanës i është prerë rruga nga një djalë 22-vjeçar.

Sipas prezantueses, për të shmangur përplasjen e makinave, ajo ka dalë nga rruga duke u përplasur kështu disa herë me pengesat anash saj.

SHPËRNDAJE