Aksion humanitar i dhurimit të gjakut të zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit do të organizoj në Zyrën qendrore të saj një aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e

AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK).

Mediat janë të ftuara ta përcjellin këtë aksion të rëndësishëm vullnetar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së që do të mbahet: Ditën e hënë ,me datë 25 nëntor 2019, duke filluar në orën 10:00.

Agjencia, si në të kaluarën, edhe kësaj radhe do të tregoj gatishmërinë e saj në mbështetje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe qytetarëve në nevojë.

SHPËRNDAJE