Aksion humanitar për Shpëtim Krasniqin në Begaj të Vushtrrisë

Nga ora 18.00 në fshatin Begaj të Vushtrrisë do të mblidhen biznesmenë dhe humanistë për të zhvilluar një aksion humanitar për mbledhjen e mjeteve për shërimin e Shpëtim Krasniqit.

Apel për ndihmë

Qytetarë Vushtrrias, Shpëtim Krasniqi nga fshati Begaj disa muaj më herët është diagnostifikuar me Leukemi Akute.

Por fatkeqësisht sëmundja e tij i është rikthyer përsëri dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë kritike.

Shpëtimi gjendet i shtruar në spitalin e Turqisë dhe nevojiten 120.000 euro për trajtimin e tij. Sonte në Begaj u grumbulluan 7000 euro, kurse nga nesër grumbullimi do të bëhet në tendën që do të vendoset te KALAJA e qytetit prej orës 10:00 deri 19:00 kurse prej orës 19:00 deri 22-00 në fshatin Begaj në restoranin “TE FAIKU”.

Nuk e kemi të lehtë në këtë kohë pandemie por të bëhemi bashkë dhe të ndihmojmë vëllaun tonë Shpëtim! Zoti i madh, ju shpërbleftë!
Bekuar qofshin njerëzit e mirë!

SHPËRNDAJE