Aksion i Policisë dhe Inspekcionit në Prishtinë për shkak të koronavirusit

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspekcionit kanë filluar largimin e terasave të kafiterive në kryeqytet, si shkak të parandalimit të përhapjes së virusit.

Edhe pse sektori i gastronomisë është një ndër sektorët më të dëmtuar nga pandemia, institucionet vazhdojnë të moslejojnë punën e tyre, raporton ekonomiaonline.

Për shkak të numrit te madh të të infektuarve, ky veprim po bëhet për të parandaluar shpërthimin më të madh te Coronavirusit.

SHPËRNDAJE