Aksion i Policisë në këtë qytet të Kosovës, konfiskohet sasi e madhe e mishit të derrit

Tre persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kontrabandim me mallra.

Të dyshuarve u janë kontrolluar vendbanimet, ndërkaq që u janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e paketimeve të peshkut të ngrirë dhe mishit të derrit.

Ndaj të dyshuarve është zbatuar masa e ndalimit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit DHKEK, me datën 20 shkurt 2020 ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘kontrabandim me mallra’ neni 311 dhe ‘dhënie e ryshfetit’ neni 422 i KPK-së.

DHKEK, Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kanë filluar hetimet që nga data 4 tetor 2019, duke zbatuar masa të veçanta hetimore, me qëllim të nxjerrjes së provave dhe dëshmive për të dyshuarit e përfshirë në veprat penale.

Pas grumbullimit të provave të nevojshme, me datën 20 shkurt 2020, Policia e Kosovës ka realizuar operacionin policor, me ç’rast janë kapur në flagrancë tre persona të dyshuar duke kontrabanduar mallra.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

B. J. lindur me 1971 m/k

I. J. lindur me 1974 m/k

A. J. lindur me 1999 m/k

Me urdhër të Gjykatës Themelore Ferizaj janë kontrolluar vendbanimet e personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e paketimeve të peshkut të ngrirë dhe mishit të derrit, si dhe janë sekuestruar edhe dy automjetet me të cilat janë kontrabanduar mallrat.

Ndaj të dyshuarve është zbatuar masa e ndalimit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore.

SHPËRNDAJE