Aktakuza për krime lufte u ngrit ndaj serbit që Policia ia ruan shtëpinë 24 orë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës ndaj serbit nga Klina, Milorad Zajiq.

Sipas aktakuzës së PRSK-së, i pandehuri gjatë periudhës qershor-korrik 1998, i pandehuri, ka kryer sulme kundër popullatës shqiptare në cilësinë e policit, ushtarit dhe paramilitarit serb.

Indeksonline kishte raportuar javë më parë se Policia e Kosovës që një kohë po e ruan shtëpinë e personit në fjalë.

Zajic ishte kthyer së fundi në Kosovë ndërsa për arrestimin e tij kishte reaguar edhe shefi i zyrës për komunitetet në komunën e Klinës, Ranko Kostiq. Zajic ishte arrestuar në Klinë pas raportimit që i kishte bërë një vjedhje në këtë qytet.

SHPËRNDAJE