Aktakuzë ndaj doktorit për shkak të sjelljes ndaj gazetares, reagon edhe AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar ankesën e gazetares Paulina Nushi Muhaxhiri për gjuhën denigruese që është përdorur ndaj saj, nga doktori Sejdullah Mahmuti.

Nushi-Muhaxheri për AGK-në, ka bërë të ditur se me qëllim që artikulli dhe raportimi të bëhet sipas standardeve të gazetarisë, kanë kontaktuar doktorin Mahmuti, për të cilin prokuroria ka ngritur aktakuzë, por ai ka qenë i pa qasshëm.

Gazetarja Nushi-Muhaxhiri, më pas i kishte dërguar edhe mesazh telefonik për të marrë qëndrimin e tij në lidhje aktakuzën e ngritur ndaj tij, por ai prapë gjatë tërë ditës së martë nuk kishte kthyer ndonjë përgjigje.

SHPËRNDAJE