Aktivistet kosovare në TV serb: Vuçiq ka punuar për Millosheviqin, nuk mund të arrijë paqe me shqiptarët

Kolektivi “Haveit” nga Kosova janë ftuar në televizionin serb Danas, me ç’rast janë pyetur edhe për mundësinë e normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Konsiderojmë se është e nevojshme të përmenden emrat. Nëse kjo pyetje ka të bëjë me dialogun të cilin po e zhvillojnë përfaqësuesit e dy vendeve, atëherë duhet përmendur se gjatë viteve të nëntëdhjeta presidenti Hashim Thaçi ka qenë luftëtar i lirisë, derisa Aleksandar Vuçiq ka punuar nën Millosheviqin. Pra, elitat politike të Serbisë gjatë viteve të nëntëdhjeta, të cilat edhe sot po e mbajnë fuqinë, janë përgjegjëse për shkatërrim të vet mënyrës së jetesës në Kosovë. Ata nuk kanë legjitimitet të mjaftueshëm ta zbatojnë këtë proces”, i ka cituar Insajderi.

Artistet kanë folur edhe për aktivitetet e tyre, teksa kanë mohuar të kenë përkrahje nga shteti i Kosovës.

“Jo, nuk i përkrahë. Në të vërtetë, kurrë nuk kemi aplikuar për çfarëdo lloji të përkrahjes, ndoshta edhe do të gjenim përkrahje”.

Lidhur me aktivitetet e tyre, ato kanë thënë se inspirohen nga jeta e përditshme, transmeton Periskopi.

SHPËRNDAJE