Aktivisti i VV-së kujton kolegun e tij që ndërroi jetë para 9 vitesh

????????????????????????????????????

Aktivisti i VV-së Naim Bunjaku, përkujton aktivistin e VV-së Muhamet Koskoviku i cili ndërroi jetë para 9 vitesh, në një aksident derisa po shkonte në një organizim të VV-së në Vushtrri, përcjell Gazeta Online Veriu.info.

Ky është postimi i plotë i Bunjakut në kujtim të Muhametit

Muhamet Koskoviku ishte nisur për të ndihmuar organizimin e tubimit zgjedhor në qytetin tonë. Kushtet e organizimit ishin të vështira, sepse Lëvizja për herë të parë po merrte pjesë në Zgjedhje Parlamentare dhe gjithçka ishte sfiduese. Asokohe ishte ftohtë dhe acar. Por, ngrohtësia dhe vullneti që ofronte Muhameti tek aktivistët dhe qytetarët ishte e veçantë. Muhameti ishte i përkushtuar në punë dhe i dashur për të gjithë. Ishte shembëlltyrë prej aktivisti.

Muhameti mbeti në gjendje kome për disa javë pas një aksidenti duke ardhur këtu në Vushtrri. Muhameti nuk është më në mesin tonë fizikisht, por do të mbetet përgjithmonë në zemrat e mendjet tona.

Do ta kujtojmë me mall çdoherë.

SHPËRNDAJE