Aktorët e njohur në lidhje dashurie edhe jashtë serialit

Fotografitë e fundit nxisin dyshimet!

Pohohet se aktorët e njohur turk, Furkan Andiç dhe Aybüke Pusat, të cilët shkëlqyen në serialin “Her Yerde Sen”, vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë serialit.

Megjithatë ata nuk u deklaruan publikisht rreth kësaj. Por fotografitë e fundit që po qarkullojnë në internet, nxisin dyshimet e publikut.

Ata u panë bashkë në aeroport përkrah njëri-tjetrit. Siç raportojnë mediat turke, ata ishin bashkë në pushime, transmeton rtv21.tv.

Ndonëse këto fotografi po qarkullojnë, ata nuk dolën me ndonjë deklaratë për raportin e tyre.

Furkan Andiç ishte në lidhje me aktoren Dilan Cicek Deniz, e cila ishte shoqja e ngushtë e aktores Aybüke Pusat.

Ajo fshiu këtë të fundit nga rrjetet sociale, për shkak të rolit të saj në serialin “Her Yerde Sen”, ku shfaqej si e dashura e Furkan Andiç.

SHPËRNDAJE