Aktorja serbe befason, i del në krahë kosovarëve: Kosova është shtet

Aktorja dhe producentja serbe, Bojana Maljevic ka befasuar të gjithë dhe sidomos mediat serbe me deklaratën e saj në lidhje me pavarsinë e Kosovës.

Në një deklaratë të fundit, Maljevic ka thënë se tashmë duhet pranuar fakti se Kosova është shtet edhe pse ende nuk ka një ulëse në OKB.

“Kosova është e pavarur, pa marrë parasysh a ka ulëse ose jo në OKB”, ka thënë ajo për mediat serbe.
“Kjo nuk nënkupton se të dyja palët duhet të jenë njësoj të kënaqura, edhe pse do të duhej, sepse ky është kuptimi i kompromisit”. Kurrë nuk do të isha për konflikt.

Më duket se konflikti në Ballkan ka rëndësi të madhe. Dialogu zgjatë shumë, jo nga kjo qeverisje por e kaluara. Në atë kuptim, nëse konfederata ndërkombëtare mund të përmirësojë diçka ose shpejtojë arritjen e kompromisit dhe zgjidhjes, atëherë duhet të bëhet”, ka shtuar ajo duke ngjallur shumë polemika.

Duket se një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer asnjë politikani, dhe thuhet se pas deklaratës së aktores dhe producentes Bojana Maljevic, kanë reaguar edhe disa minitri të qeverisë së Vucicit.

SHPËRNDAJE