Alarmante: Shumë qytetarë po e lënë punën për të vazhduar jashtë vendit |VIDEO

Mesatarisht 65 qytetarë në ditë u drejtohen kompanive që merren me përgatitjen e stafeve profesionale për punësim jashtë vendit.

Numri më i madh i kërkesave bëhet për sektorët e sistemit mjekësor, por kohëve të fundit nga kërkesa e madhe për punë fizike ka nisur edhe aftësimi për këtë sektor.

Drejtori i kompanisë, Musa Ahmeti, tregon se kërkesat për punë fizike kanë kaluar pritshmërinë. Ahmeti tregon se kërkesat këtë vit janë rritur për 7 mijë qytetarë më shumë se sa në vitin e kaluar.
Numri më i madh i të interesuarve janë studentë.

Me këtë problem po përballen edhe kompanitë nga industria e drurit. Ata thonë se si pasojë e mirëqenies së ulët në vend nuk po mund të ofrojnë kushte pune siç i ofrojnë vendet e BE-së.

Këtë hendek të sektorit privat, sipas Arian Zekës nga Oda Amerikane e Kosovës, po e krijon qeveria me rritjen e pagave vetëm në sektorin publik.

E, zgjidhja sipas Zekës është rritja e investimeve të huaja në vend. Në anketën e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës doli se në vend janë 24 mijë qytetarë që e kanë lëshuar punën vetëm për një vit.

SHPËRNDAJE