Alban Kelmendi, talenti kosovar tregon shkathtësitë e tij në prova  te “Olimpa Merano” në Itali

Talentët kosovar tashmë e një kohë janë duke treguar shkathtësitë e tyre në sportin e futbollit si në vend dhe jashtë tij.

Në rastin konkret, 15 vjeçari nga Mitrovica Alban Kelmendi,  momentalisht gjendet në Itali në prova në klubin e futbollit “Olimpa Merano”, shkruan Insporti.

Talenti i Albanit dhe golat e tij të shënuara dhe të publikuara në rrjetet sociale, kishin tërhequr vëmendjen e trajnerëve italianë, të cilët i kishin dërguar ftesë talentit kosovar për prova.

Është bërë e ditur se Albani tashmë e më shumë se një javë gjendet në Itali ku i është bashkangjitur klubit “Olimpa Merano” në ndeshje të ndryshme dhe ka shënuar gola të cilat janë mirëpritur shumë nga trajnerët italianë.

Alban Kelmendi aktualisht është pjesë e klubit “Trepça 89” dhe nga njohësit e futbollit në Kosovë, njihet se ndër lojtarët e dalluar të grupmoshës së tij U-15.

Ai luan pozitën e mesfushorit dhe deri tani ka marrë disa mirënjohje si lojtar i dalluar, në garat të cilat janë mbajtur në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare.

Është bërë e ditur se trajnerët italian qysh në fillim janë ndarë mjaft të kënaqur me përgatitjet fizike, teknikën dhe maturinë e treguar të Albanit gjatë lojës së futbollit.

Alban Kelmendi, është njëri ndër talentët e shumtë të sportit të futbollit në Kosovë, andaj po shpresojmë që provat në “Olimpa Merano” në Itali, t’i hapin rrugë të mëtejme për të treguar talentin e tij brenda dhe jashtë vendit./Insporti

<

SHPËRNDAJE