Albërie Hadërgjonaj duket si vajzë e re, por sa vjeçe është ajo |FOTO/VIDEO

Prej se mbahet mend skena muzikore e viteve pas rënies së komunizmit në Shqipëri, na kujtohet edhe këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, Albërie Hadërgjonaj.

Ajo edhe pse prej gati 30 vite në skenën muzikore shqiptare, vazhdon të jetë ende aktive me këngët e saj, por edhe të mbajë linjat e saj trupore dhe të fytyrës, shkruan gazetametro.net.

Nëse shikon postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, dhe nuk je i njoftuar për jetëgjatësinë e saj në skenën muzikore shqiptare, do të mendoje se bëhet fjalë për një këngëtare të re edhe në moshë.


Anxhelina Hadërgjonaj

Por jo. Albëria është 43 vjeçe, dhe ka edhe një vajzë goxha të rritur, e cila gjithashtu është këngëtare. Sigurisht se shumë e njohin Anxhelina Hadërgjonajn, dhe ajo është vajza e Albëries, e cila sikurse nëna zotëron një bukuri të jashtëzakonshme femërore. /gazetametro.net