Albin Kurti e komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ja çka thotë?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka komentuar vendimin e Gjyatës Kushetetuese, që e kishte hedh si jokushtetues vendimin e Qeverisë për “Oren Policore”.

“Jam befasuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Ai ka shtuar se Qeveria do ta respektoj këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kurti tha se vendimi i Qeverisë është i bazuar në Ligjin për parandalimin e sëmundjeve, raporton Gazeta Blic.

Shefi në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti në KT. ka theksuar se deri më 13 prill duhet të gjindet një zgjidhje.

Kurti ndër të tjera ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese shihet se është ndërmarrë sikletshëm.

SHPËRNDAJE