Albin Kurti e pret në zyrë Ziadin Selën

Kryeministri i Republikës sё Kosovës, Albin Kurti priti nё takim delegacionin e Aleancës pёr Shqiptarët nё Maqedoninë e Veriut.

Delegacioni përbëhej nga kryetari i saj, Ziadin Sela, sekretari i përgjithshëm, Arben Taravari, dhe nga anёtari i Kёshillit tё Pёrgjithshёm tё LV-sё, Bekim Qoku.​

Nё fillim z. Ziadin Sela i uroi kryeministrit sukses nё veprimtarinё e Qeverisё sё re, ndёrsa kryeministri nga ana e tij i uroi suksese nё fushatёn e ardhshme tё zgjedhjeve legjislative tё 12 prillit tё ardhshёm.

Si kryeministri Kurti, edhe kryetari i Aleancёs, shprehёn bindje se koalicioni i formuar mes kёtij subjekti dhe atij tё Alternativёs do tё rrisin cilёsinё e pjesёmarrjes politike tё shqiptarёve nё Maqedoninё e Veriut, madje do tё ishte e mbarё qё tё bashkohej edhe Lёvizja Besa nё kёtё projekt tё madh pёrfaqёsimi.

Njё koalicion i tillё bёn tё mundshёm maksimalizimin e pjesёmarrjes sё popullsisё shqiptare nё votime dhe organizon votёn nё ndihmё tё fuqisё politike tё shqiptarёve nё Maqedoninё e Veriut.

U theksua gjithashtu se roli i mёrgatёs me pjesёmarrje tё gjerё nё votime ёshtё vendimtar pёr besim tё ri tё shqiptarёve nё politikё.

SHPËRNDAJE