Albin Kurti heq kubëzat nga rruga për të bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve

Sot është shënuar Dita e Dëshmorëve në Komunën e Gjakovës.

Mirëpo, kësaj Komunë nuk i është bërë vonë që të kujdeset për pllakën me emrat dëshmorëve të rënë.

Kjo, pasi që hyrja në këtë pjesë ishte e ‘mbyllur’. Për të liruar rrugën është dashur të intervenohet për largimin e kubëzave, e që kësaj pune iu përvesh edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deputeti Rexhep Selimi dhe personalitete të tjera, në mënyrë që të bëhen homazhe.

Ndryshe, në Gjakovë është shënuar sot 20 vjetori i betejës së Çabratit, betejë në të cilën kanë rënë 23 dëshmorë.

SHPËRNDAJE