Albin Kurti i kundërpërgjigjet Grenellit: Kurrë s’i kam thënë që do ta heq tarifën, ai më njeh mirë mua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur deklaratave të ambasadorit Grenell, i cili kishte theksuar se shefi i qeverisë kosovare në “katër dy” i kishte premtuar heqjen e tarifës 100%.

Kurti tha se ai i ka pasur dy takime me Grenellin dhe asnjëherë nuk i ka premtuar se do ta heq tarifën.

“As në katër sy e as në mesazhe telefonike nuk i kam premtuar heqjen e taksës. Ata më njohin mirë mua”, tha Kurti në emisionin “Desku”.

Kurti ndër të tjera ka theksuar se Serbisë nuk po i bëhet presion që të ndalet fushata agresive kundër pavarësisë.

Shefi në detyrë i qeverisë, tha se tash pasi që po e heqim taksën, “po shpresoj që ndërkombëtarët do t’i kërkojnë ndaljen e fushatës kundër pavarësisē”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE