Albin Kurti kandidat për Kryeministër me mbështetje të LDK’së, cfarë thotë Haziri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri në emisionin Frontal në T7 ka folur edhe për mocionin e rrëzimit të Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Hardinaj, koaliconin e mundshëm më Vetëvendosjen,  e Albin Kurtin si kandidat për kryeminsitër.

Në T7, Haziri tha se LDK ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme të kandidojë e vetme.

“Pa laku emra për kryeministër se nuk është as rendi as koha opsioni i mundshëm përveç asaj se LDK ka vendosur parimisht që në zgjedhje me shku vet, nëse një opsion i parë është me diskutu është me Vetëvendosjen e Albin Kurtit”, deklaroi ai, derisa shtoi se ka edhe opsione të tjera.

“Ka edhe opsione tjera, sepse ne nëse e realizojmë mocionin e mosbesimit është LDK-Vetëvendosje, PSD. Në 61 vota të deputetëve shqiptarë, është tregues i qartë për një rrugëtim më të gjatë që mundet me ardhë si kryeministër”, shtoi ai.

Haziri tha se LDK nuk heq dorë nga posti i kryeministrit, por, që thotë se partisë kryesore i takon të udhëheqë.

“LDK nuk heq dorë prej pozitës së vetë, ashtu si nuk tërheqin partitë tjera. Partitë kryesore i takon me udhëheq me qeveri”, përmendi ai./GazetaExpress

SHPËRNDAJE