Albin Kurti përkujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në ditëlindjen e tyre

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar me disa anëtarë të LVV-së, sot ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçit dhe aktivistit Astrit Dehari, në ditëlindjet e tyre.

Kurti tha se Kosova midis Luftës së Dytë Botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin.

Të pranishëm në homazhe te varri i Deharit ishin edhe prindërit e tij, gruaja dhe vajza e cila mbante një vizatim në dorë.

Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot ditëlindjet. Kosova mes Luftës së Dytë Botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri. Sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura.

Në nder të tyre, një delegacion i prirë nga kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE, njëherësh, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bëri sot homazhe, duke vendosur lule të freskëta te varret e tyre.