Albin Kurti pritet në mënyrë madhështore në Prizren, qytetarët brohorasin: “Duam fitore” (VIDEO)

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, shkruan gazeta online veriu.info.

Lëvizja Vetëvendosje po mban një tubim madhështor në qytetin e Prizrenit ku janë mbledhur qytetarë të shumtë për të pritur kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin.

Në një video të siguruar nga veriu.info shihet se si Albin Kurti pritet në mënyrë madhështore me brohoritje nga qytetarët e Prizrenit.

Në mënyrë të veçantë dëgjohen brohoritmat “Duam fitore”

Albin Kurti pritet me ovacione të pandërprera në PrizrenQytetarët brohorasin: "Duam fitore, duam fitore"

Publiée par Veriu.info sur Mercredi 2 octobre 2019

Kujtojmë që Prizreni është vetëm njëri nga bastionet e Vetëvendosjes, duke bërë ndryshimin e madh më 2017 kur VV fitoi për herë të parë këtë qendër të madhe të Kosobës./veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE