Albin Kurti: Thaçi duhet të tregojë që është i fortë duke më rrëzuar mua, që të shpall marrëveshjen me Serbinë

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka thënë se është i sigurt që ekziston një marrëveshje e fshehtë në me Serbinë të cilën e bëri Hashim Thaçi, në shtëpinë e bardhë në Washington.

Kurti në seancën e Kuvendit ka thënë se Thaçi një herë duhet të i dëshmojë, të dërguarit të posacem për dialogun Kosovë-Serbi, Richar Grenell se është aq i fortë sa të më rrëzojë mua.

E pastaj sipas Kurtit të shpallin marrëveshjen e fshehur me Serbinë që tashmë e kanë.

“Thaçi një herë duhet të i dëshmojë, të dërguarit të posacem për dialogun Kosovë-Serbi, Richar Grenell se është aq i fortë sa të më rrëzojë mua dhe pasta jai të ia jep meritat e kështu të shpallin marrëveshjen e fshehur me Serbinë”, ka thënë Kurti.

SHPËRNDAJE