Albin Kurti tregon pse i uli pagat për vete dhe vartësit e tij

Kryeministri Albin Kurti, duke arsyetuar vendimin për uljen e pagave të ekzekutivit kosovar ka thënë se duhet drejtim i ri për të gjitha çështjet. Më tej, ai ka thënë se refuzon ta marrë pagën prej afro 3 mijë eurosh.

“Unë nuk e marrë dot rrogën 2950 euro e të shkoj në shtëpinë time. Në këtë vend të varfër nuk bën ajo. Ajo pagë e tillë ndikon keq edhe në mua”, ka thënë Kurti.

Megjithatë, sipas tij do ta respektohet çfarëdo vendimi që do të dalë nga Kushtetuesja për çështjen e Ligjit të pagave.

“Ne do ta respektojmë ligjin gjithmonë, vendimet e padrejta do t`i anulojmë me vendime ta drejta”, është shprehur Kurti

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE