Albin Kurti tregon se çfarë qeverie i duhet vendit

Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me disa zyrtarë tjerë pritën në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Ruairi O’Connell, dhe Sekretarin Politik, z. Samuel Paice.

Ata kanë biseduar për zgjedhjet e parakohshme dhe për gjendjen aktuale në Kosovë, me theks të veçantë luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik për punësim, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, e sidomos përmirësimin e cilësisë së arsimit e shëndetësisë.

Në këtë takim Kurti ka thënë se zhvillimi ekonomik, rritja e mirëqenies së qytetarëve, dhe përmirësimi i cilësisë së arsimit e shëndetësisë arrihet me një qeveri e cila nuk ka të akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE