Albin Kurti trondit opinionin, ‘zbulon’ marrëveshjen sekrete të Thaçit për ndarjen e Kosovës

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se Hashim Thaçi ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë për korrigjimin e kufijve.

Sipas tij, kjo marrëveshje është bërë sivjet, duke shtuar se marrëveshje ka, por korrigjim nuk ka.

Më poshtë postimi i plotë:

“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.” – Faik Konica

Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur. Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi – Vujanoviq për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018. Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne.

SHPËRNDAJE