Albulena Haxhiu i përgjigjet ashpër PDK për Glauk Konjufcën

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj një deklaratë të PDK në lidhje kinse sqarimet që duhet t`i bëjë Glauk Konjufca për lidhjet e tij me “Syrin e Popullit”Ajo këto akuza të PDK i ka quajtur përpjekje të dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës!

Shkrimi i plotë i saj në Facebook:
Sa përpjekjet e dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës!

Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e tash shpifin se ka lidhje me organizatën “Syri i Popullit”.

Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal.

Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit.
PDK duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv.

SHPËRNDAJE