Albulena Haxhiu tregon a do t’i shtohet një ministri Listës Serbe

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me komentet që propozimi i VV-së për shtimin e numrit të ministrive po e fuqizon Listën Serbe.

Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se këto qëndrime që po i shprehin të tjerët që kinse Lista Serbe po fuqizohet, janë të pasakta.

Haxhiu thotë se sipas Kushtetutës kur janë më tepër se 12 ministri, një ministri më tepër nuk i shkon drejtpërdrejtë Listës Serbe, por kryeministri vendos se cilin përfaqësues prej komuniteteve e propozon për ministër.

Ajo shton se këto deklarata nuk e dëmtojnë VV-në, por nuk është korrekte të thuhen qëndrime të tilla të pasakta para qytetarëve.

Shkrimi i saj i plotë:

Të thuash që propozimi për rritje të ministrive fuqizon Listën serbe sepse kinse jemi të detyruar t’ia japim dy ministri, është i pasaktë pra nuk qëndron.

Kushtetuta e Kosovës e thotë qartë, nenin përkatës e gjeni në vijim:

3. Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë.

Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë.

Pra është në diskrecion të Kryeministrit se cilin përfaqësues të komuniteteve e propozon Ministër.

Propagandat dhe deklaratat e pavërteta kundrejt Lëvizjes asnjëherë nuk na kanë dëmtuar mirëpo nuk është korrekte para qytetarëve të thuhet qëndrime të pasakta.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE