Albumi i Thaçit me Pal Lekajn. Çfarë mesazhe po çon Presidenti

Hashim Thaçi doli të jetë bashkëpunëtori kryesor i shërbimit sekret turk dhe Erdoganit për arrestimin dhe deportimin e gylenistëve nga Kosova. Si pasojë kryeministri Haradinaj shkarkoi dy zyrtarë të lartë të shtetit duke thënë se operacioni i ndodhi pas shpine.

Por, në reagimet e qytetarëve për aferën e gylenistëve u kërkua përgjegjësi edhe nga Pal Lekaj, pasi Ministria e tij dha lejen për aterimin e avionit special turk. Lekaj në një sqarim tha se përgjegjëse për aeroplanin është AKI, e cila merret me çështjet e sigurisë. E Hashim Thaçi gjatë fundjavës u kujdes që të bëjë një album të tërë fotografish me Pal Lekajn, në shtëpinë e këtij të fundit dhe në Ipeshkvi.

Presidenti Hashim Thaçit iu provua fajësia për arrestimin dhe dëbimin e 6 gylenistëve gjatë javës që shkoi. Si pasojë e kësaj Kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi dy zyrtarë të lartë të shtetit Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe Shefin e AKI’së Driton Gashin. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Por, edhe Ministri Pal Lekaj u përfol në opinion pasi ishte Ministria e Infrastrukturës që e drejton Lekaj ajo që dha leje për uljen e aeroplanit të shërbimit sekret turk. Në reagimin e tij, Lekaj la të të kuptohet se nuk ka qenë në dijeni për natyrën e këtij fluturimi duke e hedhur topin te AKI.

Por, edhe pse mendohet se ua punoi pas shpine Thaçi u kujdes që të tregohet shumë i afërt me Kryeministrin Haradinaj e veçmas me Pal Lekajn gjatë fundjavës.


Presidenti i shkoi në shtëpi Lekajt ku e gjeti edhe Kryeministrin Haradinaj duke festuar Pashkët. Nuk munguan fotografitë me familjen e Lekajt dhe Kryeministrin. Sesionin e fotografive me Lekajn e vazhdoi edhe ne Ipeshkvi, ku për Presidentin Lekaj ishte figura qendrore e festës, sikur të ishte Ipeshkv.


Ndryshe në festën e Pashkëve Presidenti i buzëqeshi edhe Ipeshkvi Dodë Gjergji, i cili gjatë meshës kryesore për festën e Pashkëve, të shtunën, u deklarua edhe për deportimin e turqve. Ai tha se ata që e tradhtuan turqit, sot e tradhtojnë edhe kryeministrin.

“Ne ata i kemi tradhtuar. I kemi prerë në besë. Këta që i kanë tradhtuar turqit nesër mund ta presin në besë edhe kryeministrin”, ishte shprehur ai.

Java që lamë pas ishte shënuar me të bëmat e Presidentit Thaçi. Pasi filloi me arrestimin e Gjuriqit, për të cilin Express mori vesh që ishte skenar i presidentit, pasoi me kidnapimin e gjashtë gylenistëve që po ashtu ishte operacion i fshehur i të parit të vendit, por ky u cilësua si operacion i turpshëm, shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe ekzekutim direkt i urdhrave të Erdoganit, duke e bërë Kosovën të vetmin vend në Evropë që i ekstradon Turqisë kundërshtarët politik të presidentit të saj.

Asnjë vend i Bashkimit Evropian dhe as SHBA’ja nuk i kishin ekstraduar Erdoganit asnjë gylenist.

Erdogan pasi mori dhuratë nga Thaçi, gjashtë koka të gylenistëve, e falëndëroi përzemërsisht ‘vëllain i tij të vogël’, ndërsa tha se kryeministrit të Kosovës duhet t’i vijë turp. /Express/

SHPËRNDAJE