Aleati i Thaçit dhe Vuçiqit kundërshton taksën e vendosur ndaj produkteve serbe

Miku i ngushtë i dy presidentëve, Thaçi dhe Vuçiq, Volfganga Petriç, ka thënë se taksa e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për produktet e Serbisë është në kundërshtim me principet e Bashkimit Evropian

“Kjo është një luftë tregtare”, ka thënë Volfgang Petriç për tanjug.

Ai ka thënë se kjo masë duhet të largohet sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s.

“Kjo masë duhet të largohet sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka shtuar tutje Petriç.

Sipas tij një vendim i tillë për taks prej 100 për qind për produktet serbe është kundër rregullave dhe mënyrë se si funksionin Bashkimi Evropian.

Ndryshe Petriç ka mbështetur idenë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si pjesë e marrëveshjes përfundimtare./GazetaExpress/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE