Ali Ahmeti tregon se në çfarë cilësie është ftuar nga Dhomat e Specializaura

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka konfirmuar se është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Ahmeti ka treguar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Ai në shkrimin e tij në Facebook ka bërë të ditur se është në shërbim të organeve të drejtësisë për të dëshmuar qiltërsinë e luftës së popullit shqiptar.

“Gjithëmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar qiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit” shkruan Ahmeti raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time.

Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.

Gjithëmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar qiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit.