Ali Ahmeti zbulon emrat: Këta janë njerëzit që themeluan UÇK’në

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ahmeti ka zbuluar emrat e personave që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha janë pinjollët e themelimit të UÇK’së, ka thënë ai në T7.

Ahmeti ka thënë se merita kanë edhe Afrim Zhitia, Fadil Vata e të tjerë.

Ahmeti po ashtu ka treguar se komunikata e parë e UÇK’së është lëshuar nga Shkupi, në vitin 1993.

SHPËRNDAJE