Aliu i AKR-së: PDK të bëjë dallimin mes partnerit dhe argatit si dhe është mirë të merret me fushaten dhe punët e veta

Kandidati i AKR-së për kryetar të Vushtrrisë në zgjedhjet e 22 tetorit, Nasuf Aliu, ka bërë një reagim publik duke e akuzuar PDK-në se e ka kërcënuar me shkatërrim të degës

Ja postimi i plotë i Nasuf Aliut në Facebook:

PDK të bëjë dallimin mes partnerit dhe argatit si dhe është mirë të merret me fushaten dhe punët e veta

Strukturat e PDK’s në takimin e mbrëmshëm tek miqt e hershëm në Nadakofc paskan theksu se nuk e kanë pritë që AKR’ja nuk ju bashkohet dhe njëkohësisht paskan paralajmru se mbrenda 3 muajsh si pasojë do ta shkatrrojnë Degën e AKR’s në Vushtrri, madje këtë ma kanë thënë edhe në dy takimet në një lloj kërcnimi që kemi zhvilluar ma heret me ta gjatë negociatave të mundshme për bashkëpunim, mirëpo publikisht dua të ritheksoj se edhe nëse vetëm unë mbetëm se kemi problem, sepse AKR prap do të rikthehet me vlerat unike të AKR’s e jo një AKR’je të kontrolluar nga PDK’ja ose kushdo tjetër, një AKR’je që ju e trajtoni argat e jo partnerë, andaj kur të mësoheni ta bëni dallimin mes argatit dhe partnerit ndoshta muj ulemi dhe bisedojmë, ama pas zgjedhjeve.

Me këtë rast deklaruesin dhe PDK’n e inkurajoj të ruaj antarësin e vet sepse pas 19 nëntorit nuk di ti bie ndërmend AKR’ja sepse problemet e mbrendshme dhe antarësia e juaj do të ndahet e pakënaqur e po ashtu edhe zgjedhjet e mbrendshme mbrenda jush do të shkaktojnë shumë të papritura.

Pos tjerash falënderoj tej mase strukturën reale dhe antarësin e AKR’s që përkundër lajthitjeve dhe presionit të vazhdueshëm mbi ju, po vazhdoni të qëndroni të fuqishëm dhe të pashitur.
Unë dhe AKR’ja ju jemi mirënjohës.
Ne sot kemi një koalicion fitues dhe bashkarisht do të festojmë me 19 nëntor me Xhafer Tahirin kryetar të ri të Vushtrrisë.

SHPËRNDAJE