Alternativa bojkoton ditën e pavarësisë së Kosovës, te turqit në rendin e parë

Ndryshe nga mungesa e mbrëmshme me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 29 tetor vitin e kaluar – në pritjen me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Turqisë, lideri i Alternativës, Afrim Gashi kishte marrë pjesë i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hysni Ismaili.

““Unë nuk mund askënd ta detyroj të vij me zor. Ne ju kemi bërë ftesë dhe çështje e tyre është nëse marrin pjesë…”, thotë për KOHA, ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj

Kreu i partisë Alternativa, parti kjo në koalicion qeveritar, kur janë pyetje pritjet e Ambasadës së Turqisë – rreshtohet të parët, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës – në pritjen e ambasadës së Republikës së Kosovës me rastin e 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë, asnjë zyrtarë nuk u pa aty.

Partia e Afrim Gashit, edhe pse kishte pasur ftesë zyrtare, nuk ishte përfaqësuar në nivele sikurse partitë tjera.

E pranishme ishte edhe ambasadorja e SHVA-ve, Kejt Bërns

E pranishme ishte edhe ambasadorja e SHVA-ve, Kejt Bërns

Nga kjo parti i pranishëm në këtë pritje ka qenë Arjan Asllani, drejtor i shtëpisë Përkujtimorë “Nënë Tereza”- Shkup.

Por nga Ambasada e Kosovës thonë për gazetën KOHA se Asllani ka qenë i ftuar si drejtor i Shtëpisë Përkujtimore “Nënë Tereza”, sikurse drejtorë tjerë të institucioneve publike, dhe jo si personalitet politik.

Ziadin Zela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët

“Unë nuk mund askënd ta detyroj të vij me zor. Ne ju kemi bërë ftesë dhe çështje e tyre është nëse marrin pjesë. Për mos prezencën e tyre duhet t’i pyesni ata. Kabineti im i ka ftuar të gjithë. Për ne, të gjitha partitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të njëjta pa marrë parasysh a janë në pushtet, në opozitë, a janë parti të mëdha, apo të vogla.

Ne nuk bëjmë asnjë dallim. Të gjitha partitë politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë qenë të ftuara. Kanë qenë të mirëseardhura dhe janë të mirë se ardhur.

Ne si ambasadë nuk i shikojë përkatësitë partiake, as fetare dhe as etnike. Ne e përfaqësojmë shtetin e Kosovës në mënyrë dinjitoze dhe secili është i mirëseardhur kurdoherë”, deklaroi për gazetën KOHA, Gjergj Dedaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Shkup.

Muhamed Zekiri, nënkryetar dhe deputet i LSDM-së

Në anën tjetër, nga Alternativa – edhe pse pranojnë se kanë pasur ftesë për pjesëmarrje, prezencën e tyre e arsyetojnë me pjesëmarrjen e drejtorit të Shtëpisë Përkujtimore “Nënë Terezë”, Arjan Asllani, edhe pse ai ka qenë i ftuar si drejtues institucioni.

“Kemi pas ftesë. Në pritjen e Ambasadës së Kosovës ka pasur përfaqësues të Alternativës. Arjan Asllani, drejtor i Shtëpisë Përkujtimore ‘Nënë Tereza’ ka qenë i pranishëm”, deklaroi për KOHA, Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativës.

Deputetët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Rexhail Ismaili. I pranishëm ishte edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi

Por, ndryshe ishte më 29 tetor – në pritjen me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Turqisë. Nën patronazhin e ambasadores turke në Shkup, Tulin Erkal Kara, atëkohë në pritje kishin marrë pjesë kryetari

i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga ministri aktual i Kulturës, Hysni Ismaili, ndërsa kishte edhe ministra, deputetë, politikanë, myfti, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke në vend, biznesmenë, kryetarë komunash, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

“Për mos prezencën e tyre duhet t’i pyesni ata. Kabineti im i ka ftuar të gjithë. Për ne, të gjitha partitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të njëjta pa marrë parasysh a janë në pushtet, në opozitë, a janë parti të mëdha, apo të vogla.

Ne nuk bëjmë asnjë dallim. Të gjitha partitë politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë qenë të ftuara. Kanë qenë të mirëseardhura dhe janë të mirë se ardhur. Ne si ambasadë nuk i shikojë përkatësitë partiake, as fetare dhe as etnike”

Në ndërkohë, për dallim prej zyrtarëve të lartë të partisë së Gashit, në pritjen mbrëmshme të ambasadës së Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë kanë qenë të pranishëm eksponentë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, PDSH-së së Menduh Thaçit, si dhe liderët e dy partive opozitare ASH dhe BESA, Ziadin Sela e Bilall Kasami. (koha.mk)

SHPËRNDAJE